
Karathanos është i shpallur non grata në Shqipëri për thirrje antishqiptare. Ai u ndalua të hynte në Shqipëri në 2019, për 1 vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifas.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, komuniteti grek ka zhvilluar protesta sot para ambasadës shqiptare në Athinë, duke kërkuar lirimin e Fredi Belerit.
Por ajo që bie në sy është se në krye të tubimit ishte ekstremisti grek Babis Karathanos.
Karathanos është i shpallur non grata në Shqipëri për thirrje antishqiptare. Ai u ndalua të hynte në Shqipëri në 2019, për 1 vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifas.
Por skandali nuk mbyllet këtu. Emri i Babis-Harallambos Karathanos del dhe te maskara e Peshkëpisë, masakër për të cilën është akuzuar dhe Fredi Beleri.
Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë
Karathanos arrestohet një vit më pas në Greqi, pasi akuzohej nga autoritetet shqiptare si njeriu që hyri në territorin shqiptar bashkë me një grup të armatosur prej shtatë personash të cilët kryen masakrën. Mes të arrestuarve ishte edhe Fredi Beleri, sot fitues i zgjedhjeve në Himarë.

Harallambos është lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis-Harallambos Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).
Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Babis-Harallambos Karathanos ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit.
Lini një Përgjigje