TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2025, 20:30

Vakanca në Kushtetuese, KED u ndalon kandidimin 4 juristëve (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Vakanca në Kushtetuese, KED u ndalon kandidimin 4 juristëve (Emrat)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e sotme ndalimin e kandidimit të 4 kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për vendin vakant për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.

Kandidatët që iu ndalohet kandidimi janë: Eris Hysi, Sinan Tafaj, Klodian Rado, Gentian Zyberi.

Relatorja e kësaj vakance e zgjedhur me shortin elektronik të datës 15.01.2025, prezantoi përpara anëtarëve të KED, disa nga gjetjet në lidhje me kandidatët që kanë aplikuar për vendin vakant. 

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e këtyre kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatori lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për kandidatët e përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit, lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e këtyre kandidaturave, vendosi:

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për vendin vakant i shpallur në datën 30.09.2024 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. si më poshtë:

Eris Hysi
Sinan Tafaj
Klodian Rado
Gentian Zyberi 

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta, ligji dhe aktet nënligjore", thuhet në njoftimin zyrtar.

KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit, fton institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë KED, në zbatim të ligjit nr.115/2016 dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese, neni 7/b pika 2, etj.

Lini një Përgjigje