TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 10:10

Ushqimet e 'Sori-Al', shkon në 64 numri i studentëve të helmuar; pista ku po heton Prokuroria 

Shkruar nga Pamfleti
Ushqimet e 'Sori-Al', shkon në 64 numri i studentëve të
SORI-AL

Ka shkuar në 64 numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit të shpërndarë në Akademinë e Sigurisë. Pas 60 rasteve të raportuara fillimisht, edhe katër kursantë të tjerë janë paraqitur në urgjencë me të njëjtat simptoma.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Sipas burimeve, dosja e këtij rasti pritet të bashkohet me hetimin për episodin e helmimit të ndodhur në fillim të muajit maj.

Në qendër të hetimeve mbetet kompania SORI-AL, e cila furnizon Akademinë me ushqim përmes shërbimit të kateringut. Ndërkohë, verifikimet e Prokurorisë janë shtrirë edhe te Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), për të përcaktuar nëse institucioni ka kryer kontrolle të tjera në ambientet e kompanisë pas rikthimit të aktivitetit të saj në Akademi gjatë dy muajve të fundit.

Po gjatë kësaj të premteje pritet të merret në pyetje administratorja e kompanisë, Alma Tafani, e cila hetohet në gjendje të lirë që prej rastit të parë të helmimit.

Grupi hetimor është gjithashtu në pritje të rezultateve të analizave laboratorike të mostrave të ushqimit të marra nga AKU. Këto analiza pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të helmimit të 64 studentëve.

Vetëm 1 muaj më parë, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

Si ndodhi ngjarja e rëndë në Maj?

52 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital me shenja helmimi me 7 Maj 2026. Të gjithë sapo kishin konsumuar vaktin e drekës në ambientet e akademisë.

"Janë cuar në infermierinë që kemi ketu, më pas në QSUT, janë kthyer shëndoshë e mirë, janë këtu. Ishp po merr prapë analizat e studentëve të shohim ecurinë Ka qenë forme e lehtë. Edhe gjendja sipas infos në qust ishte që mund ta menaxhonim dhe vetë në infermieri",- tha atëherë Milton Nushi, Administrator, Akademia e Sigurisë.

Akademia i siguron studentëve, të treja vaktet, me katering, nga kompania SORI-Al.

Studentët kanë konsumuar të njëjtën menu, sallatë me perime të ziera, gjellë me patate ose tavë me presh, makarona ose pilaf me karrotë, mish, biskotë, banane dhe bukë.

Administratorja e Kompanisë SORI-Al” Alma Tafani, u shpall në kërkim nga policia. Blutë arrestuan kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka teknologe e ushqimit në kompaninë që sillte ushqimin në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në gjendje të lirë u vu bjë tjetër teknologe ushqimi në SORI-Al”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu verifikime në subjektin që e prodhon ushqimin në ambientet e kuzhinës së garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë. Produktet e prodhuara ishin shpërndarë tek pikat kontraktuese. Por aty AKU thotë se mori mostra të djathit, kosit, vezëve, e sallamit për analizim në laboratorin e ISUV. AKU bllokoi 67.3 kg produkte dhe 1350 kokrra vezë. Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj SORI-Al u vendos 100 mijë lekë gjobë.

Mostra për analizim mikrobioligjik u morën edhe te Akademia e Sigurisë, ku u konstatuan pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkte ushqimore. Edhe në këtë rast, ndaj subjektit u vendos 100 mijë lekë gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë.

Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

 

helmimi i studenteve te akademise se sigurise alma tafani aku kompania sori-al

Lini një Përgjigje