Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:
Elisa Spiropali ka dalë hapur kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për një model qeverisjeje “të kapur nga klanet” dhe për funksionim të shtetit si “makineri presioni”.
Ajo thotë se kjo nuk përfaqëson parimet mbi të cilat është ndërtuar Partia Socialiste.
Ndërkohë, Rama vijon axhendën ndërkombëtare me pjesëmarrjen në Barcelonë në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, me ftesë të Pedro Sánchez dhe takime me António Costa, pas vizitës në Romë.
Në Tiranë, opozita zhvillon sot protestën e radhës para Kryeministrisë në orën 19:00, me rikthim të podiumit të fjalimeve.
Policia ka njoftuar masa të shtuara sigurie dhe kufizime në qarkullim.
Në drejtësi, SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberi, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, si dhe ndalim 5-vjeçar nga funksionet publike.
Në një tjetër dosje të rëndë, tre të arrestuarit e grupit “Mir Pepa” dolën para GJKKO-së, ndërsa SPAK thotë se rrjeti ka trafikuar 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.
Në Kosovë, ish-presidentja Vjosa Osmani po shihet si faktor i mundshëm rikthimi në politikë, mes skenarit për zgjedhje të parakohshme dhe ripozicionimit të saj politik.
Në gjyqësor, Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe bashkëpunëtorët e tij për vrasjen e Liridona Ademajt, duke e cilësuar krim të planifikuar me motive financiare dhe personale.
Ndërkombëtarisht, armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit po shoqërohet me tensione dhe mosbesim në terren, pavarësisht presionit diplomatik nga SHBA.
Lini një Përgjigje