
Protesta e Partisë Demokratike ka qenë në fokus të diskutimit këtë të enjte në studion e Quo Vadis.
Për avokatin Leonard Karaj, protestat nuk sjellin rotacion politik. Ai tha se nëse PD nuk riorganizohet, nuk mund të vijë kurrë në pushtet.
Sipas Karajt, Sali Berisha u rikthye me premtimin për të riformatuar PD-në, por vetëm e ka shkatërruar.
Pjesë nga biseda:
Karaj: Mendimi im është i thjeshtë. Nëse më tregoni 1 rast të vetëm që në Shqipëri ka ardhur rotacioni për shkak të protestave, unë dorëzohem.
Borakaj: Imponues bëhesh.
Karaj: Asnjëherë. Ka qenë imponues Rama në 2009-2013-ën sa unë nuk di më. Ka qenë imponues Basha në 2015-2017-ën.
Borakaj: Po mori qeverinë teknike.
Karaj: Nxori në dritë Gaz Bardhin.
Hitaj: Po Gazi është me autoritet.
Karaj: E thashë me batutë.
Borakaj: Nëse me protesta nuk vihet në pushtet, çfarë duhet të bëjë?
Karaj: Të organizojë nga A te Zh vetveten. PD sot nuk ekziston në shumë qytete. Nuk e di a ka dikush nga ne që të më thotë mua që nga 2014-a në 2026 ka një anëtarësim të vetëm.
Ramaj: E di Flamur Noka.
Karaj: 105 thoshte Luli, 205 e bën Flamuri. Unë e mirëkuptoj pjesën e zotit Berisha që pas asaj që ndodhi në 2021 ishte e nevojshme që ajo parti të lëkundej pak, të zgjohej, pasi ishte në gjumë letargjik. Mos harroni, Berisha erdhi në krye të PD si reformator. Por për mendimin tim e ka shkatërruar.
Borakaj: Ai thotë që vulën ua mora, me Bardhin u bashkova.
Karaj: Nëse ka qenë ky qëllimi, të luftojnë për vend të dytë e të tretë.
Lini një Përgjigje