Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq, ku një mësues ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një infarkti.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth 55 vjeç dhe është identifikuar si Alban Bejleri, me origjinë nga rrethi i Devollit, i cili ushtronte profesionin në shkollën e fshatit Marjan.
Mësohet se ai është gjetur i pajetë në rrugë, ndërsa po kthehej pas përfundimit të procesit mësimor. Dyshohet se mësuesi ka pësuar infarkt gjatë rrugës për te makina, pasi çdo ditë detyrohej të përshkonte disa kilometra në këmbë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.
Trupi i pajetë pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës, ndërsa vonesat lidhen me distancën dhe kushtet e vështira të zonës.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje