TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2026, 22:06

Avokati i Berishës: Rama ka detyrimin të paraqitet në GJKKO dhe të thotë të vërtetën për “Partizanin”

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Berishës: Rama ka detyrimin të paraqitet në GJKKO dhe
Gjokutaj-Berisha

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka detyrimin ligjor të paraqitet në GJKKO ku është thirrur si dëshmitar lidhur me dosjen Partizani.

Sipas Gjokutaj, Rama duhet të përgjigjet pse e ka hedhur firmën për transformimin e ish-kompleksit sportiv Partizani dhe duhet të thotë vetëm të vërtetën sipas formulës së betimit.

Është hera e parë që Rama thirret në një organ gjyqësor dhe hera e parë që futet në një format kur është nën betim dhe mban përgjegjësi për çdo fjalë që ka thënë, ndryshe nga retorika e tij nëpër asamblera dhe në komunikim me shtypin ku çfarë thotë në mëngjes s’e thotë në darkë. Nuk duam të bëjmë politikë por procedurialisht për të sqaruar këtë problem, Berisha ka qenë 1 vit në arrest shtëpie lidhur më një çështje ku nuk ka asnjë firmë dhe firmat figurojnë në emër të një personi që as nuk është thirrur të pyetet jo më të mbajë përgjegjësi penale. Kodi i procedurës penale nuk bën dallim kryeministri apo xhepisti. Ai ka detyrimin ligjor të paraqitet në gjykatë dhe të thotë vetëm të vërtetën sipas formulës së betimit. Ka detyrimin për t’u paraqituri Mos paraqitja për të dëshmuar janë vepra penale, dhe procedura është e tillë që nëse shmanget thirret forcërisht nga gjykata për të dhënë dëshminë e tij. Salla e gjyqit do të jetë një sprovë për të”, tha Gjokutaj në emisionin Noë në Euroneës Albania.

Një ditë më parë ishte GJKKO që pranoi kërkesën e Berishës, për të qenë dëshmitar në proces, duke qenë se kur ishte kryetar bashkie ka firmosur zhvendosjen e destinacionit.

berisha gjokutaj rama

Lini një Përgjigje