Një përplasje e fortë është regjistruar në studion e emisionit “Top Story”, ku drejtori i komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, është larguar nga studio pas një debati të ashpër me moderatoren Grida Duma.
Situata u tensionua pas një komenti të Lelës ndaj Dumës, çka solli një reagim të menjëhershëm nga moderatorja dhe përshkallëzimin e debatit në tone personale.
“Top Channel të do ty këtu për të thënë të vërtetën”, iu drejtua Duma, ndërsa Lela iu përgjigj: “Pse çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë”.
Debati vijoi me tone gjithnjë e më të ashpra, ku Duma deklaroi: “Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti”, ndërsa Lela reagoi duke thënë: “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam nxënësit yt. Atë gishtin fute ku të duash”.
Përplasja kulmoi kur moderatorja i kërkoi hapur largimin nga studio: “Të nxjerr ty dhe shumë të tjerë që flasin kështu nga studio”, duke sjellë ndërprerjen e pjesëmarrjes së Lelës në emision.
Pjesë nga debati:
Grida Duma: Top Channel të do ty këtu për të thënë të vërtetën.
Alfred Lela: Pse çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë.
Grida Duma: Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti.
Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam nxënësit yt. Atë gishtin fute ku të duash.
Grida Duma: Të nxjerr ty dhe shumë të tjerë që flasin kështu nga studio. Atë gishtin fute ti ku të duash.
Lini një Përgjigje