TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2026, 21:26

“SPAK nuk do e përfundojë çështjen”, xhaxhai i Aleks Nikës hedh akuzat e forta: "21 Janari" po zvarritet me qëllim!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK nuk do e përfundojë çështjen”, xhaxhai i
Mark Nika

Xhaxhai i viktimës Aleks Nika, Mark Nika ka shkuar sot në Kuvend për të kërkuar ndihmë për zbardhjen e plotë të vrasjeve të 21 janarit.

Nika është takuar në zyrën e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për t’i  shprehur shqetësimet për procesin ne SPAK.

Lidhur me këtë, Mark Nika reagoi duke thënë se SPAK nuk do e përfundojë këtë çështje. Sipas tij, kjo çështje zvarritet me qëllim dhe se në rast frike apo neglizhence, të krijohet një strukturë e re.

“Ne e dimë se SPAK është krijuar për hetimin e krimit shtetëror. As nga neglizhenca apo paaftësia kjo çështje zvarritet me qëllim; unë konstatoj se ata nuk do e përfundojnë këtë çështje. Nëse kanë frikë, të largohen; në mungesë të profesionalizmit, të shkojnë në shkollë, le të krijohet një strukturë e re hetimore. Boll më me ping-pongun e tyre!”, tha Nika për Real Story.

mark nika

Lini një Përgjigje