TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 07:17

Sot protesta e opozitës, policia zbulon masat dhe rrugët që do të bllokohen

Shkruar nga Pamfleti

Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”

Sot protesta e opozitës, policia zbulon masat dhe rrugët që do
Sot protesta e opozitës

Opozita do të zhvillojë këtë të premte protestën e radhës kombëtare, me tubimin e demokratëve që do të fillojë përpara Kryeministrisë në orën 19:00.

Me anë të një njoftimi, Policia e Tiranës ka paralajmëruar masat që do të ndërmerren në këtë protestë dhe cilat do të jenë akset rrugore që do të bllokohen.

Policia i bën apel organizatorëve të protestës që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë.

Në protestën e opozisë do të rikthehen fjalimet. Pas disa tubimeve me shëtitje, të cilat nuk prodhuan asgjë veçse kaos dhe bllokimin e rrugëve, Partia Denokratike ka vendosur të rikthejë podiumin e fjalimeve përballë kryeministrisë.

Berisha fillimisht do të shkojë në selinë blu dhe nga atje do t’iu bashkohet militantëve në shesh, ku do të mbajë edhe fjalim.

Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”

"Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 17.04.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

nga ora 23:45 e datës 16.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;

Nga ora 15:00 e datës 17.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.", njofton policia.

tubimi fillon përpara kryeministrisë

Lini një Përgjigje