Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:
Draft-raporti i PE për Shqipërinë/ Korrupsioni shqetësim serioz, mbroni lirinë e medias
Në draft raportin e PE për Shqipërinë për 2025, thuhet se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe rekomandohet që Shqipëria të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, ndjekje penale, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta.
Dokumenti pranon hapjen e të gjithë grup-kapitujve të negociatave brenda 13 muajve dhe ambicien për mbylljen e tyre deri në fund të vitit 2027. Megjithatë, ai e kushtëzon këtë objektiv me zbatimin konkret të reformave në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, funksionimin e institucioneve demokratike, lirinë e medias dhe reformat socio-ekonomike.
Sot takimi për Bordin e Paqes/ Rama dhe Osmani në Washington
Sot në Washington pritet të mbahet takimi Inaugurues të Bordit të Paqes.
Në këtë strukturë të re marrin pjesë 26 vende, mes të cilave Shqipëria dhe Kosova kanë konfirmuar praninë e tyre.
Shqipëria ratifikoi aderimin me 110 vota pro në Kuvend, pas ftesës së Edi Ramës nga Donald Trump, ndërsa presidentja e vendit Vjosa Osmani përfaqësoi Kosovën në Davos, ku nënshkroi dokumentin themelues.
Presidentja Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Dionis Teqja i “Megatek”/ Mega-lavatriçja e parave të zeza me ortakun grek Apostolos Pefkos
Gjykata e Shkallës së Parë- Tiranë, është vënë në kërkim të pronarit të kompanisë “Megatek”, Dionis Teqja, mbasi Thanas Hyseni, ortaku i tij në kompanitë “Radmail” dhe “T.N.T Express Albania” e ka paditur për mashtrime, falsifikime dokumentesh e përvehtësim pasuror, nëpërmjet vendimeve të asamblesë e veprimeve bankare, në bashkëpunim me shtetasin Ferdinand Haxhiaj, specialist i bizneseve në “Raiffeisen Bank”.
Megjithëse Dosja nr. 1234, datë 10 dhjetor 2025 është proces civil për kthim detyrimesh, Dionis Teqja po i shmanget përballjes gjyqësore me ortakun, sepse e di që ka kryer vepra penale të cilat paditësi do t’i çojë në proces hetimi.
Kjo është dosja publike e radhës për Dionis Teqjen, ndërkohë që në sektorin e Anti-krimit Ekonomik-Financiar, SHISH dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare, ai ka disa dosje të tjera për pastrim parash, qarkullim vlerash financiare të botës së krimit e korrupsionit brenda e jashtë Shqipërisë, evazionit fiskal dhe kontrabandë mallrash.
Sipas 7 raporteve të SHISH e Anti-krimit në vitet 2016-2024, rezulton se Dionis Teqja, ka transferuar më Greqi e Qipro, 37 milionë Euro me kanale ilegale bankare greke e agjenci jo-bankare, nëpërmjet ortakut grek Apostolos Pefkos i cili ka 0.1% aksione te kompania “Megatek”.
Yjet e Big Brother-it tim/ Monika Kryemadhi shkon në SPAK, filmon kameramanët
Monika Kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Gjatë mbërritjes, Kryemadhi filmoi me telefon gazetarët dhe kameramanët e pranishëm, duke komentuar me ironi: “Yjet e Big Brother-it tim, sa të bukur jeni”.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Kryemadhi u shpreh se kishte ardhur në cilësinë e saj për t’u përballur me çështjen, duke theksuar se kishte përgatitur dokumentacionin përkatës për mbrojtjen.
“Kam ardhur sot si intelektuale. Pse vetëm ju të filmoni? T’ju filmoj dhe unë juve. Unë nuk jam e pavarur, ka gjykata që janë të pavarura. Ika se sot kam mbrojtjen, kam bërë dhe gjithë këto letra gati”, deklaroi ajo.
Për më shumë, klikoni në edicionin e lajmeve të orës 12.00
Lini një Përgjigje