Keto jane zhvillimet kryesore nga kronika deri ne kete ore te dites.
SPAK ka zhvilluar kontrolle të rëndësishme, duke sekuestruar dokumente dhe pajisje kompjuterike në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”, ndërsa zbuloi edhe një jaht me vlerë 1 milion euro. Një juriste e lidhur me Ermal Beqirin rezulton pronare me rrogë mujore prej 736 mijë lekësh.
Në ngjarje tragjike, 16-vjeçari Oktavio Merdanaj humbi jetën në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ndërsa në Koplik, një 27-vjeçar ndërroi jetë pas kontaktit me energjinë elektrike gjatë punës me panele diellore.
Një 42-vjeçar në Novoselë ndërroi jetë pas një goditjeje nga topi duke luajtur kalçeto, ndërsa një aksident në unazën e Lushnjes la motoçiklistin në gjendje kritike.
Në Kosovë, Sllagjan Trajkoviç u dënua me 10 vite burg për krime lufte në Vushtrri, ndërsa në Selanik një 70-vjeçare u grabit nga dy elektricistë të rremë që morën mbi gjysmë milioni euro.
Një tjetër krizë godet sektorin e kriptovalutave: hakerët kanë vjedhur 2.7 miliardë dollarë vetëm gjatë vitit 2025.
Në arenën ndërkombëtare, Irani arrestoi 16 anëtarë ekuipazhi të një anijeje cisternë me 4 milionë litra naftë të kontrabanduar, ndërsa një rezervist izraelit përplas një palestinez dhe u përjashtua nga shërbimi.
Kalifornia u përball me stuhi të fuqishme gjatë Krishtlindjes, me evakuime, ndërprerje energjie dhe reshje rekord.
Aktivisti rus Sergei Udaltsov u dënua me 6 vite burg për justifikimin e terrorizmit, ndërsa ish-presidenti i Koresë së Jugut u dënua me 10 vite për pengim të arrestimit.
Ngjarje tragjike goditën edhe Sirinë dhe Afrikën: një shpërthim në xhami la 3 të vrarë dhe 5 të plagosur, ndërsa një helikopter në mision shpëtimi rrëzohet në malin më të lartë të Afrikës, duke marrë jetën e 5 personave.
Lini një Përgjigje