TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2026, 14:45

UPDATE/ Edicioni i kronikës së zezë në Pamfleti

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i kronikës së zezë në Pamfleti

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Rrjoll, përplasja mes banorëve dhe projektit të resortit të familjes Ulaj ka agravuar, duke çuar në arrestimin e një protestuesi, ndaj të cilit Policia ka ngritur tre akuza.

Ndërkohë, Gjykata ka lënë në burg ish-kreun e AKU Durrës, për të cilin janë ngritur dyshime edhe për probleme të shëndetit mendor, teksa pritet vizita psikiatrike pas kërcënimeve ndaj punonjësve.

Në një tjetër aksion, janë sekuestruar pasuritë e Shkëlzen Kastratit, i kërkuar në Gjermani për trafik droge, përfshirë apartamente në bashkëpronësi me të atin.

Po ashtu, në Tiranë është arrestuar një 19-vjeçare e dënuar në Gjermani me 10 vite burg për krime në fushën e narkotikëve.

Në Vlorë, dy makina janë djegur, ndërsa dyshohet zjarrvënie e qëllimshme dhe po hetohen pamjet e sigurisë.
Jashtë vendit, një bandë shqiptarësh është “çmontuar” në Itali, ku autoritetet sekuestruan 24 kg flori nga grabitje kasafortash, me aktivitet të nisur nga Lombardia.

Në Mbretërinë e Bashkuar, grupet shqiptare po zgjerojnë aktivitetin në tregun e zi të duhanit, ndërsa raportime flasin për kontroll të thellë të tregut të kokainës dhe rrjete gjobvënieje.

Ndërkohë, në Hagë vijon gjyqi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, ku Dëshmitari 7 ka folur për pengim të drejtësisë dhe ka konfirmuar intervistime kyçe.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje