Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Elton Varaku, i cili akuzohet për dëmtim të pronës dhe kërcënim ndaj punonjësve të institucionit.
Sipas burimeve nga AKU, prej disa kohësh Varaku kishte shfaqur sjellje që, sipas tyre linin të kuptohej për një gjendje të paqëndrueshme psikologjike. Këto pretendime pritet të verifikohen përmes një ekspertize mjekoligjore.
Në vijim të procedurave, ish-drejtori do t’i nënshtrohet një vlerësimi nga komisioni mjekoligjor, ku përfshihet edhe një mjek psikiatër, për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore mendore.
Varaku u arrestua një ditë më parë, pas një incidenti të ndodhur në ambientet e institucionit ku kishte ushtruar më herët funksionin e drejtorit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Obobobobo, I qenkan futur 2lekshat te shkretit. Normal qe zdo shpetoj se mjekoligjori, e psokollogu te tille jane! Qynah do ket qene shum djal i mire, qe e paskan hek qafe me kte menyre!!!!!!