TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2023, 17:23

Ultimatumi nga qeveria e Tiranës, shpërthen kaosi në kampin e MEK se kush largohet i pari nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Ultimatumi nga qeveria e Tiranës, shpërthen kaosi në kampin e MEK

Sipas asaj që raporton një media iraniane, grindjet kanë shpërthyer në kampin Ashraf 3 mes muxhahedinëve se kush do të ikë i pari nga Shqipëria...

Pak kohë më parë u fol se muxhahedinët e Kampit Ashraf 3 në Manëz do të zhvendosen drejt Kanadasë, kjo pas kontrollit të ushtruar nga policia shqiptare dhe presionit në rritje nga ana e qeverisë.

Por plani për evakuimin e anëtarëve të MEK, drejt një shteti tjetër, ka ndezur mosmarrëveshje brenda kampit Ashraf 3, pasi ka pasiguri për të ardhmen e tyre.

Sipas asaj që raporton një media iraniane, grindjet kanë shpërthyer në kampin Ashraf 3 mes muxhahedinëve se kush do të ikë i pari nga Shqipëria.

Në artikull thuhet se pas bastisjes nga policia shqiptare në qershor shumë drejtues të MKO-së janë shpallur fajtorë nga gjykata për krime kibernetike, për këtë arsye drejtues të tjerë brenda kampit frikësohen se mos arrestohen në bastisjen e radhës.

Më tej media iraniane shton se drejtuesit e MEK po përpiqen të shpëtojnë shokët e tyre të rangut të lartë duke tentuar ti largojnë me pasaporta të përkohshme kanadeze ose me leje të përkohshme qëndrimi në Kanada në hapin e parë.

Meqenëse jo të gjithë anëtarët e MEK mund të dërgohen në Kanada, plane të reja janë duke u zhvilluar për të zhvendosur një numër prej tyre në Gjermani.

Plani i fshehtë i evakuimit dhe rendi hierarkik i zhvendosjes kanë shkaktuar përçarje midis anëtarëve të ulët të muxhahedinëve, të cilët thueht se do të largohen të fundit nga kampi.

Kujtojmë se në gusht, autoritetet tona i ndaluan hyrjen në Shqipëri, Maryam Rajavi, kryetare e grupit MEK. Rajavi u largua nga Shqipëria në Francë në fund të qershorit, pasi forcat e policisë shqiptare bastisën kampin Ashraf 3 për shkak të angazhimit të saj në "sulme kibernetike" kundër institucioneve të huaja. Gjatë kontrollit u sekuestruan 150 pajisje kompjuterike dhe u arrestuan disa persona.

ashraf 3 kmapi muxhahedinËt

Lini një Përgjigje