
Ne jemi vend i çudirave dhe kjo s’ka më asnjë dyshim dhe ajo që na bën edhe më fatkeq në këtë punë, është se edhe çudia më e madhe 3 ditë na zgjat.
Jemi mësuar me faktin që këtu punët ''bëhen me by*thë'', siç thotë populli.
Ju sjellim në vëmendje se çfarë ndodh me punimet kaotike në mes të sezoneve turistike për shembull, kur pushtetarët që merren me këtë punë nuk punojnë para ose pas sezoneve turistike, fundja 3 muaj dimër dalin mjaftueshëm, por e gjejnë të bëjnë ‘rrumpallhane zhurmash’, llaçi e betoni, shembje me tritol e me kazma, pluhura, në kulmet e sezoneve tursitike nëpër bregdet e jo vetëm.
E njëjta filozofi na shoqëron kudo.
Pak kohë ka që ka nisur sezoni i ri shkollor dhe vera fatmirësisht apo fatkeqësisht, ishte aq e gjatë sivjet, saqë kishin kohë boll të merrreshin me punime në secilën shkollë të donin, apo edhe të ngrinin të reja nga e para. Por jo!
Në redaksi na vjen një denoncim nga prindërit dhe ka të bëjë me rindërtimin e shkollës “Edith Durham” në zemër të ish-Bllokut në Tiranë. Pushteti ka vendosur që të bëjë punime pikërisht tani, 2 muaj pasi ka nisur shkolla, në kulmin e semestrit të parë dhe nxënësit lajmërohen në fund që të zhvendosen në ambient tjerët për të shkuar në shkollë, por ky nuk është lajmi më i keq. Ky i fundit është fakti që tani nuk do të mësojnë më ditën, por natën.
Fëmijë të vegjël, teksa dimri po afron dhe që nata nis që në orën 17:00... duhet të shkojnë në një shkollë tjetër dhe madje në rrethana edhe më të papërshtatshme.
Por, a bëhen punimet në këtë kohë?
Të paktën të prisnin të mbaronte semestri...
Prindër e fëmijë kanë halle plot me transportin, trafikun e oraret mësimore, sa t'u shtohet tani edhe një destinacion i ri, hallakatës e kaotik për fëmijët, nga shkolla që janë në një tjetër... dhe sidomos natën!
Ja njoftimi që u ka ardhur prindërve:
Njoftim!
Të nderuar prindër!
Në bazë të shkresës së Zyrës Vendore Arsimore Tiranë me nr 859 prot datë 5.11.2024, lidhur me rindërtimin e shkollës “Edith Durham” ju bëjmë me dije se:
- Ditën e hënë, datë 11.11.2024 mësimi për të gjitha klasat nga grupi përgatitor deri në klasën e 9-të do të zhvillohet në shkollën “Emin Duraku” pasdite.
- Lidhur me orarin mësimor dhe vendosjen e klasave do të njoftoheni në ditët në vazhdim.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Drejtoria e shkollës.
Lini një Përgjigje