
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet në SHBA, ku garojnë për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Kamala Harris.
Sipas Spahiut kjo garë ka dyzuar jo vetëm SHBA dhe Europën, por edhe Ballkanin dhe Shqipërinë. Ai theksoi se edhe liderët shqiptarë nuk dinë kë të mbështesin, pasi nuk dinë cili prej kandidatëve do t'i mbështesë ata dhe Shqipërinë.
“Zgjedhjet në SHBA kanë ndarë në mënyrë antagoniste Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë. Pres që të jetë e qartë se kush president do ishte më i përshtatshëm për interesat e kombit shqiptar. E papranueshme që janë të ndarë pro Trump apo pro Harris. Nuk nisen nga interesat se cili president do mbështesë Shqipërinë. Vuçiç po përgatitet për të festuar”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje