TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2024, 18:45

Benet Beci reagon për thirrjen në SPAK: Shkova për të dhënë shpjegime, puna në Shkodër nuk do të ndalet

Shkruar nga Pamfleti

Benet Beci reagon për thirrjen në SPAK: Shkova për të

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka folur mbi paraqitjen në SPAK pak ditë më parë. Gjatë një inspektimi për hapjen e kolektorit në zonën e Perashit në Shkodër, ai tha se para hetuesve të SPAK kishte dhënë shpjegime për një çështje në hetim, por pa bërë të ditur se për çfarë konkretisht.

 “Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, tha ai.

Ndonëse vetë Beci nuk dha më shumë shpjegime rreth çështjeve për të cilat është pyetur, burime nga SPAK bëjnë të ditur se bëhet fjalë për çështje që lidhen me detyrat e tija shtetërore që ka mbajtur para se të zgjidhet kryetar bashkie.

Lini një Përgjigje