TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2024, 20:22

"Të arrestohen, vetëm kanë vjedhur", Romeo Kara: Në "Sky ECC" dalin pazaret e opozitës me qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

"Të arrestohen, vetëm kanë vjedhur", Romeo Kara:

Juristi Romeo Kara ka folur për disa nga dosjet e nxehta të SPAK-ut. Ai shprehet se duhet të ketë qindra mijëra persona të arrestuar në ditë dhe konfiskim pasurish. Sipas tij, në çdo ministri duhet të instalohet një prokurori pasi vetëm kanë vjedhur.

“Mendoj duhet të ketë qindra mijëra veta të arrestuar në një ditë dhe konfiskim pasurish. Nuk ka përkrahës më të madh SPAK se unë. Duhet të dhjetëfishohet. Ata që futen të mos dalin. Në çdo ministri duhet instaluar një prokurori. Kanë vjedhur dhe vetëm kanë vjedhur. Nuk kanë qeverisur. Ne u zbardhëm duke i parë si na vjedhin. Ata u plakën dhe qelbëzuan duke na vjedhur”, tha Kara.

Sa i përket opozitës, juristi Kara tha se nuk ka opozitë pasi bën pazare me qeverinë. Kara shprehet se deputetëve të opozitës iu mungon edhe oraroria, pasi vetëm vjedhin dhe nuk kanë çfarë thonë më.

“Opozita e hajdutëve, nuk ka opozitë. Ajo është bashkëqeverisëse me pazarin. Kur të shihni Sky Ecc do i shihni se janë bashkë. Ata ndoshta dhe flenë bashkë. E keni parë që u ka munguar dhe oratoria. Këta vetëm vjedhin. Bëjnë oratori boshe për nivelin e infantilëve, nën 18 vjeç. Opozita mendoj se jam unë dhe ca njerëz si unë”, u shpreh juristi.

Sipas Romeos, shqiptarët duhet të çohen të bëjnë revolucion dhe të ndalojnë vjedhjet e pushtetarëve.

“Janë qindra mijëra faqe vetëm këto që kam çuar. Dy tre vite kam qenë underground tani kam dalë në publik. Këta janë të fuqishëm dhe agallarë për sa kohë pranojmë ti mbajmë mbi qafën tonë. Kur të ngrihemi këta nuk do dinë ku të shkojnë. Ne e njohim përvojën botërore, këtyre nuk u del koha të numërojnë paratë”, përfundoi ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje