TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2025, 18:39

Uashingtoni i riktheu, kush janë 4 amerikanët e ‘hekurt’ që po asistojnë në luftën kundër “hienave” të korrupsionit?

Shkruar nga Pamfleti
Uashingtoni i riktheu, kush janë 4 amerikanët e ‘hekurt’
David Backman me kreun e SPAK, Altin Dumani

Ja ekspertët e ambasadës së SHBA që po asistojnë SPAK dhe organet e tjera në instalimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit...

Uashingtoni i dha një goditje të fortë klasës politike shqiptare me rikthimin e ekspertëve ligjorë në SPAK dhe organet e tjera në vend. Urdhri i Trump për ndërprerjen e fondeve dhe tërheqja e ekspertëve të OPDAT dhe ICITAP i gëzoi të gjithë, si majtas ashtu dhe djathtas.

Nga Rama, te Meta, Berisha e shumë të tjerë menduan se kaq e pas SPAK. por javën që lamë pas u ngriu buzëqeshja, pasi të njëjtët ekspertë që u larguan, u rikthyen.

Por kush janë njerëzit që kanë ndihmuar kaq shumë Prokurorinë e Posaçme dhe organet e tjera të godasin të korruptuarit? Njeriu më i rëndësishëm është David Backman, këshilltar ligjor i ambasadës së SHBA, pjesë e OPDAT.

Uashingtoni i riktheu, kush janë 4 amerikanët e ‘hekurt’
David Backman

Ai është ndër njerëzit e atashuar pranë SPAK dhe eksperienca e tij e vyer si prokuror në SHBA, ka qenë imediate për arritjet e SPAK sot. Madje pak kohë më parë ai ka folur për SPAK, duke e cilësuar atë si një “xhevahir” që duhet ruajtur me kujdes.

Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Korrupsioni është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje, si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucionet mbikëqyrëse. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion”, u shpreh ai gjatë një takimi me studentë.

Një emër tjetër është Mary Kate Butterfield. Ajo është shefja e OPDAT në vendin tonë dhe ka dhënë asistencë jo vetëm në SPAK, por edhe në organet e tjera të drejtësisë, me qëllim vendosjen e shtetit ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit. Edhe ajo është prokurore dhe ka një eksperiencë në drejtësinë amerikane.

Uashingtoni i riktheu, kush janë 4 amerikanët e ‘hekurt’
Në rreth Mary Kate Butterfield

Përveç OPDAT, rol kyç në SPAK dhe organet e tjera ka ICITAP. ICITAP ka mbështetur Byronë Kombëtare të Hetimit duke organizuar një sërë trajnimesh të specializuara për përmirësimin e kapaciteteve hetimore, si dhe ka mbështetur të gjithë strukturën e Prokurorisë së Posaçme, me mjete logjistike, pajisje elektronike Softëare, sisteme informatike etj. Ky organ drejtohet nga Rechard Deasy. Pra me rikativizimin e fondeve edhe ai rikthehet në krye të detyrës duke mbështetur SPAK, BKH dhe policinë.

Uashingtoni i riktheu, kush janë 4 amerikanët e ‘hekurt’
Drejtori i Policisë me Rechard Deasy

Personi katërt është John C. Kastning, Drejtori i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. INL ka rol kryesor në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit dhe padyshim ndihma e Kastning është e vyer.

Uashingtoni i riktheu, kush janë 4 amerikanët e ‘hekurt’
John C. Kastning

Pra të gjithë janë kthyer në postet e tyre dhe për sa kohë OPDAT, ICITAP dhe INL janë funksionale, politika duhet të harrojë se mundtë zhbëjë reformën dhe të kapë SPAK. /Pamfleti

Lini një Përgjigje