TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2025, 12:19

Birbot e avokatëve penalistë, i japin medaljen “Toga e Artë” burgaxhiut dhe mashtruesit, “non-grata” Idajet Beqirit

Shkruar nga Pamfleti

Birbot e avokatëve penalistë, i japin medaljen “Toga e

Më 12 tetor 2023, SHBA e ka sanksionuar Idajet Mane Beqirin me vendim “Non grata”, për trafik klandestinësh, trafik armësh kontrabandë, pastrim parash dhe veprimtari terroriste nën maskën e drejtuesit të UÇK në disa shtete të BE…

Shoqata e Avokatëve Penalistë, ose më saktë ata 5-6 birbo e xhambazë kriminelësh, që kanë uzupuar dhe përdorin për pazare këtë organizatë avokatësh të nderuar, është përfshirë në një skandal- moral e institucional, duke “nderuar” avokatin e vetë-ç’nderuar Idajet Beqiri.

Kryesia e Shoqatës së Avokatëve Penalistë e drejtuar nga Saimir Visha, i ka dhënë medaljen “Toga e Artë-2025” avokatit “monstër” Idajet Beqiri, me motivacionin: Figurë e pastër morale, integritet, përmbushje e misionit dhe detyrës së avokatit me ndershnëri, korrektesë e profesionalizëm.

Së pari, nderimet për aktivitetin e dikujt gjatë punës, nuk jepen në fillim të vitit, por në fund të vitit, ndërsa avokatit Idajet Beqiri, medalja “Toga e Artë-2025” iu dha në 3 muajt e parë të vitit 2025, ku gjatë kësaj periudhe ishte i ndëshkuar me pezullim licence e nuk ka ushtruar aktivitet.

Sepse me Vendim Nr. 353, datë 20 nëntor 2024 të Komitetit Disiplinor të Dhomës së Avokatisë-Tiranë dhe me vendim gjykate, iu hoq licenca për mashtrim me pasojë vjedhje vlerash financiare të klientëve, mos kryerje shërbimesh avokatie dhe pazare me palët kundërshtare

Së dyti, Kryesia e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, që e njohin mirë Kodin Penal dhe ligjin për dekriminalizimin e Kodin Etik, nuk duhet të nderonin avokatin “monstër” Idajet Beqiri, sepse kur ishte Kryetar i Gjykatës së Krujës, u dënua me 1 vit burg për falsifikim vendimesh gjyqësore.

Ndërsa me Vendimin Nr. 736, datë 28 shtator 1996 të Gjykatës së Tiranës, Idajet Beqiri është dënuar 15 vite burg, me akuzën për krime kundër njerëzimit në bashkëpunim me drejtuesit e ish-diktaturës komuniste.

Në dosjet e drejtësisë së BE, rezulton se më 3 qershor 2010, me vendim te Gjykatës së Rajonit Liezh në Belgjikë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe e Kasacionit atje, Idajet Beqiri është dënuar 4 vite burg për vjedhjen e vlerave të mëdha financiare nga emigrantët shqiptarë, nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si drejtues i lartë UÇK me emrin fals “Alban Vjosa”.

Më 24 maj 2012, është arrestuar në Kosovë ku fshihej me 4 emra fals, i kërkuar nga Drejtësia e Belgjikës dhe i skeduar nga FBI e DEA, për mashtrime me viza perëndimore dhe drejtues grupesh trafiku droge e kontrabande me disa “të fortë” nga Tepelena, Vlora, Mallakastra e Fieri.

Më 12 tetor 2023, SHBA e ka sanksionuar Idajet Mane Beqirin me vendim “Non grata”, për trafik klandestinësh, trafik armësh kontrabandë, pastrim parash dhe veprimtari terroriste nën maskën e drejtuesit të UÇK në disa shtete të BE.

Edhe nëse avokati “monstër”, nuk do kishte kaq dënime penale, heqjen e licencës për mashtrime e vjedhje klientësh dhe “non grata” nga SHBA, Kryesia e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, nuk duhej të binte në batakun e “monstrës” Idajet Beqiri duke i dhënë medaljen “Toga e Artë”.

Sepse në dosjen e tij personale, Idajet Beqiri ka dhe aktivitet si spiun i ish-sigurimit me pseudonimin “Ido Manekuta” në vitet 1969-1982, për të cilin, kanë dalë 300 raste spiunimesh me pasojë burgosje e 3 dënime me vdekje, spiunuar kur ai ishte gjimnazist, student e drejtues i organizatës së rinisë komuniste./Pamfleti

idajet beqiri toga e artë

Lini një Përgjigje