TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2025, 07:33

'Pastrues parash, horra elektoralë, kriminelë', Basir Çollaku: Në lista ka emra të rrezikshëm, do kemi surpriza gjatë këtij muaji

Shkruar nga Pamfleti
'Pastrues parash, horra elektoralë, kriminelë', Basir
Gazetari Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku thotë se në listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit vijojnë të jenë persona që kanë probleme me ligjin.

Sipas tij këta emra do të dalin së shpejti në dritë kush janë.

“Realisht e gjithë qeveria është në Prokurorinë e Posaçme, por më shumë se gjysma prej tyre janë në dosjen e SKY Encro, duke kuvenduar me banditë, me horra elektoralë, me kriminelë, me pastrues parash”, tha ai në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli.

Çollaku theksoi se kjo situatë e rëndë nuk do të mbetet pa pasoja, duke parashikuar se shumë nga këta kandidatë nuk do të jenë edhe për shumë kohë në liri.

“Dhe pavarësisht marrjes së një mandati dhe përfshirjes në listat e deritanishme, do të jetë një liri e përkohshme. Këtu ka edhe mbi gjysmën e kryebashkiakëve të vendit që janë po aty. Do kemi surpriza gjatë këtij muaj prapë. Në këtë drejtim, ku sojsëzë të partive, që janë futur nëpër lista...”, tha Çollaku.

gazetari basir Çollaku

Lini një Përgjigje