TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2025, 16:00

SHBA rikthen fondet, a përfiton Shqipëria? Skema e re, si do shpërndahen grantet amerikane

Shkruar nga Pamfleti

SHBA rikthen fondet, a përfiton Shqipëria? Skema e re, si do

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zbuluar një skemë të re, e cila është shumë e ndryshme nga ajo që dikur aplikohej përmes USAID.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer fondet apo ndihmën e huaj, të cilat u bllokuan në ditën e parë që Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si Presidenti amerikan nw 20 janar.

Pak më shumë se dy muaj nga ky vendim i Presidentit Trump, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se SHBA do të afrojnë ndihmën e huaj për vendet që i konsiderojnë partnerë.

Dhe mes këtyre vendeve natyrisht është edhe Shqipëria, të cilës fillimisht iu rikthye mbështetja për SPAK dhe GJKKO duke ri-angazhuar ekspertët që asistojnë dy institucionet që ndjekin penalisht dhe gjykojnë nga zyrtarët më të lartë te krimi dhe organizatat kriminale.

Me ndalimin e financimit të huaj, Shqipëria ishte një nga vendet që u prek nga vendimi apo dekreti i Donald Trump, që ngriu fondet. Gjithsesi Shqipëria ishte e parafundit mes vendeve të Rajonit sa i takon shumave që kishte përfituar nga USAID, ku donacionet më të mëdha kishin shkuar në Kosovë dhe Bosnje-Hercegocinë.

Por si do të shpërndahen grantet amerikane, cilat janë projektet që do të financohen?

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zbuluar një skemë të re, e cila është shumë e ndryshme nga ajo që dikur aplikohej përmes USAID.

Për Departamentin e Shtetit të drejtuar nga Republikani Rubio skema e USAID ishte një dështim, pasi ajo nuk ishte në përputhje me interesat amerikane, por edhe me vendet pritëse, pra vendet që konsideroheshin partnere.

Dallimi është se ne duam të ofrojmë ndihmë të huaj në një mënyrë që të jetë në përputhje strategjike me prioritetet tona të politikës së jashtme dhe me prioritetet e vendeve pritëse dhe shteteve me të cilat jemi partnerë.

Në thelb, si do të funksiononte, si ka funksionuar në të kaluarën, a do të vinte USAID-i apo ndonjë subjekt tjetër në një vend dhe do të thoshte, kjo është ajo që ne mendojmë se ju nevojitet. Dhe pastaj ata dalin dhe punësojnë një OJQ që ndoshta janë ato që i kanë bindur se kjo është ajo që ju nevojitet, dhe u japin atyre një grumbull parash dhe ata vijnë në vend dhe bëjnë gjëra.

Disa nga këto programe janë të mira. Janë gjëra të bukura. Por shumicën e rasteve jo aq shumë. Gjithsesi, kështu ka qenë dikur.

Si duam që të jetë në të ardhmen?

Ne duam që Ambasadat tona të përfshihen me qeverinë pritëse, me partnerët tanë. Dhe ne i pyesim ata, cilat janë nevojat tuaja? Dhe ne ofrojmë ndihmë të orientuar drejt nevojave të shteteve kombe që po na presin dhe me të cilët jemi partnerë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Në këtë kuadër, duket se ndihma e huaj, apo fondet që do të alokohen nga SHBA në vendet partnere do të kenë si urë ambasadat amerikane në këto vende, që pasi koordinohen me qeveritë pritëse, përcjellin më pas kërkesat që ballafaqohen me ato që konsiderohen si prioritete të SHBA në politikën e jashtme.

Dhe nëse i referohemi deklaratave publike të Presidentit Donald Trump për luftën ndërkombëtare  ndaj organizatave të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, duket se ky do të jetë një nga prioritetet thelbësore të SHBA në raport me ato shtete që konsiderohen si partnere të saj, në aspektin e politikës së jashtme.

Ted Yoho, një republikan nga Florida, i cili shërbeu në Kongres nga 2013 deri në 2021, kohë gjatë së cilës ai ishte kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës për Azi-Paqësorin nga 2017-2019, në një analizë të botuar në mediat amerikane shprehet se “Amerika është më e sigurtë kur ka më pak konflikte dhe më shumë ndjenja pozitive amerikane. Kjo përkthehet në më pak terroristë. Një dollar i shpenzuar për ndihmën e huaj të projektuar siç duhet dhe në mënyrë efektive kursen shumë më tepër dollarë në plumba dhe çizme, duke lënë më shumë para në xhepat amerikanë dhe së dyti duke çuar më tej qëllimet tona të prosperitetit”.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka përcaktuar një kornizë strategjike për të udhëhequr politikën e jashtme amerikane dhe ndihmën për zhvillim në përputhje me urdhrin ekzekutiv të ndihmës së huaj të Presidentit Trump në Ditën e Inaugurimit: ta bëjmë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

Këto objektiva janë intuitive për ne dhe shumë amerikanë. Megjithatë, ato lënë shumë hapësirë për të vendosur se cilat fusha të politikave të prioritizohen dhe cilat ndërhyrje të financohen.

Nëse bëhet siç duhet, investimet e ndihmës së huaj të Amerikës do të kenë një ndikim më domethënës dhe vlerë më të mirë për taksapaguesit. Por nëse ato zbatohen keq, ne do të ftojmë Kinën dhe Rusinë të plotësojnë boshllëqet që krijojmë, duke e bërë pa dashje Amerikën më pak të sigurt, më të dobët dhe më pak të begatë.

Si dikur kritik i ndihmave të huaja, i kthyer në kampion reformash dhe ekspert në ekonominë e ndihmës ndërkombëtare, ne ofrojmë këtu fillimet e një plani për ndihmën e huaj të SHBA-së që plotëson peshën e detyrës”, shkruan Yoho për The Hill.  /Pamfleti/

Lini një Përgjigje