TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2025, 11:11

"Nuk po kërkojmë luks"/ Banorët e Hasit dhe Tropojës protestojnë për rrugët e dëmtuara

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk po kërkojmë luks"/ Banorët e Hasit dhe

Banorët e njësisë Administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë, si dhe banorët e dy fshatrave të njësisë administrative Golaj në Has, janë ngritur në protestë për gjendjen e mjeruar të rrugës që lidh këto zona.

Ata kanë përshkallëzuar protestën, duke bllokuar për një orë rrugën kombëtare Krumë-Qaf Prush-Gjakovë.

Me pankarta në duar, kërkuan përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, duke kërkuar një rrugë të kalueshme dhe të sigurt në aksin që lidh 20 fshatra. 

Banorët shprehen se që nga viti 1938, kur është ndërtuar kjo rrugë, nuk ka pësuar asnjë riparim, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit. Ata paralajmërojnë Bashkinë se nuk do ndalen duke protestuar deri sa të kenë një zgjidhje.

Lini një Përgjigje