Avokati Kujtim Cakrani thotë se projekt-ligji i Giorgia Melonit synon që të sjellë në Shqipëri personat me rrezikshmëri shoqërore dhe është i papranueshëm.
Ai thekson se Rama kërkon të bëjë një koncesion për hir të pushtetit të tij, dhe kjo është tradhti kombëtare.
“Italia po paguan policë, sociologë, që s’kryejnë asnjë punë. Strategjia e Melonit tani është kjo, që personat me rrezikshmëri të lartë, nga vendet e Afrikës e kështu me radhë, t’i sjellë në Shëngjin. Do që strukturën e pritjes ta kthejë në burg. Do të ndryshojë ligjin dhe kjo është e papranueshme, nëse do ta pranojmë, do jetë turp i madh për gjithë shqiptarët. Meloni do që ta përdorë Shqipërinë si nevojtore! Kryeministri për hir të pushtetit të tij bën edhe këtë lloj koncesioni. Kjo është tradhti kombëtare dhe shkelje e rëndë jo vetëm e Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare. Pr.ligji është që personave që s’u është dhënë mundësia për dokumente qëndrimi, dhe pasaportë italiane, janë vetëm ata që janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.", tha avokati për MCN Live.
Cakrani tha gjithashtu se nuk duhet ta shikojmë rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK sikur Amerikën s’po e zë gjumi natën se çfarë bëhet në SPAK.
“Atë dy tre ekspertë që kanë qenë iu ndërprenë aktivitetin këshillues sepse sekretari i shtetit ndërpreu fondet e USAID-it me të cilat paguheshin. Janë aty, nuk marrin vendime, japin këshillime. Nuk duhet ta shikojmë këtë sikur Amerikën s’e zë gjumi natën çfarë po bëhet me SPAK-un në Shqipëri, me arrestimet, e kështu me radhë. BE do ta mbështesë këtë histori. Sepse reforma në drejtësi ishte shkatërrimi me themel i drejtësisë shqiptare. Këtu ka paguar BE para por s’dihet ku kanë shkuar, kanë shkuar te xhepat e atyre që i vunë kazmat reformës në drejtësi.", shtoi ai.
Lini një Përgjigje