TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2024, 14:44

U morën të pandehur për aferën "Partizani", GJKKO lë në fuqi vendimin për Berishën dhe Malltezin

Shkruar nga Pamfleti

U morën të pandehur për aferën "Partizani", GJKKO

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të cilët u morën të pandehur nga SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani'.

Malltezi kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë. Po ashtu edhe Sali Berisha, në ‘arrest shtëpie’ kërkonte ndryshim të masës së sigurisë, por u paraqit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Gjyqtare e çështjes, sërish Ilirjana Olldashi, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Berisha dhe dhëndri i tij. Seanca zgjati për rreth 3 orë.

“Ishte vendim i një dirigjence. Hetimet nuk kanë përfunduar. Fryma e procedurës me pritje e përcjellje. U bë komunikimi i akuzës, por nuk u bënë shpjegime”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Mesditën e 11 shtatorit, ish-kryeministri Sali Berisha, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë në historinë e shtetit shqiptar që merret i pandehur. Akuzat për aferën Partizani për korrupsion dhe pastrim parash iu komunikuan edhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, ndërsa prokuroria u paraqiti një dosje me prova prej 500 faqesh.

Me një dosje me prova prej 500 faqesh dy prokurorët e SPAK akuzojnë ish-kryeministrin për 'korrupsion pasiv' e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e akuzojnë për 'korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim dhe 'pastrim parash"

Një ditë më vonë 12 shtator të pandehur, u morën edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, ortakë të Jamarbër Malltezit në ndërtimin e kullave në ish kompleksin Partizani ku fitoi të paktën 5.4 milionë euro. Bektashi do të përgjigjet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa Begeja për pastrim parash.

Akuzat 4 të pandehurve ia komunikuan dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

 

Lini një Përgjigje