TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2024, 09:24

U mor i pandehur për aferën "Partizani", Jamarbër Malltezi shkon sërish në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

U mor i pandehur për aferën "Partizani", Jamarbër

Dy ditë pasi SPAK e mori të pandehur për akuzën e ‘korrupsionit pasiv’ dhe ‘pastrim parash’, sot (13 shtator) dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është paraqitur në Apelin e GJKKO.

Mësohet se seanca po zhvillohet pasi Malltezi ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë. Gjithashtu edhe Sali Berisha, në ‘arrest shtëpie’ ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

malltezi spak

Lini një Përgjigje