TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2024, 09:16

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, sot jepet masa për babanë dhe 2 djemtë e arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, sot jepet masa për babanë dhe
Vrasja e dyfishtë në Roskovec

Prokuroria e Fierit dërgon në Gjykatë aktet e dosjes për masën e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve, babait dhe dy djemve të tij, si dhe dy të moshuarve që ndiqen në gjendje të lirë, për vrasjen e dyfishtë të Kurjanit në Roskovec, e ndodhur pasditen e së martës së 10 Shtatorit.

Seanca është caktuar të mbahet në orën 14:00 me dyer të mbyllura, nëse nuk ka zhvillime apo faktorë të tjerë, që mund të ndryshojnë rrjedhën e saj.

Dosja ndodhet në dorën e gjyqtares së gatshme Gladiola Bregu dhe përfaqësohet prej akuzës nga prokurorja Elona Gixhari, e cila ka kërkuar tre masa me “arrest në burg” për të ndaluarit.

Altin Kuka, 49 vjeç, akuzohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, po të ndaluar, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Pas krimit Kukaj u vetëdorëzua, kurse fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 Shtator), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin.

Nën akuzë për ngjarjen janë babai 76-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 75-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët.

vrasja e dyfishtë në roskovec

Lini një Përgjigje