
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shënavlash ku Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla dhe më pas e hodhi në pus.
Djali i viktimës dhe vëllai i autorit, ka dëshmuar se fillimisht, në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë menduar se mund të ketë ndodhur diçka sepse i ati pinte alkool.
“Babi pinte ndonjë gotë, dhe mendonim pale se çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë”, tha ai.
Enver Balla ka rrëfyer se që nga momenti i arrestimit nuk e ka takuar vëllanë.
“Nuk e kam takuar vëllanë që nga dita e arrestimit. Nuk e kam takuar vëllanë, pasi nuk dua ta shikoj në sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet”, u shpreh ai për “News24”.
Lini një Përgjigje