TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 14:05

U dhunuan nga nipërit e Luan Tollozhinës, flet Suela Gega: Erdhën në shtëpi dhe goditën djalin

Shkruar nga Pamfleti

U dhunuan nga nipërit e Luan Tollozhinës, flet Suela Gega: Erdhën

Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, ka folur lidhur me sherrin në Pogradec që degradoi deri në përdorimin e dhunës. Ajo tha se u përballën me një pritë nga 4-5 persona.

Pas përplasjes fizike në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës shkuan në banesën e komisionerit të PS-së Enton Gega, ku dhunuan djalin dhe bashkëshorten e këtij të fundit. 

Djali i tyre, i cili është i operuar dhe me këmbë të thyer, u godit me arka. Suela Gega u përpoq të mbronte djalin dhe u dhunua fizikisht.

“Godisnin djalin me arka, unë të mbroja djalin më sulmuan edhe mua. Po mbroja djalin e haja unë, se është me këmbë të thyer”, tha Suela Gega.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Pogradecit. Sipas policisë, dy nipërit e Luan Tollozhinës pas konfliktit në qendrën e votimit, kanë shkuar në banesën e 52-vjeçarit Enton Gega. Dy të rinjtë kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djalin).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

“Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje