
Pas asaj në Elbasan, një 56-vjeçare në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka fotografuar fletën e votimit.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ali Demi”, ku pasi kishte fotografuar votën 56-vjeçarja ishte larguar. Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar 56-vjeçaren.
“Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, njoftoi policia.
Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë.
Lini një Përgjigje