TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 12:07

Fotografuan fletën e votimit, ndërpritet procesi në një qendër në Librazhd

Shkruar nga Pamfleti

Fotografuan fletën e votimit, ndërpritet procesi në një

Në bashkinë Librazhd në qendrën e votimit nr 27/42 është ndërprerë procesi i votimit. Komisionerët kanë konstatuar raste të fotografimit të votës nga disa votues.

Komisionerët kanë reaguar menjëherë sapo kanë vërejtur shkeljen e Kodit Zgjedhor, duke vendosur pezullimin e përkohshëm të votimeve për të raportuar incidentin dhe për të rikthyer normalitetin në qendër.

Aktet e fotografimit të fletës së votimit përbëjnë shkelje të rëndë ligjore dhe mund të shoqërohen me pasoja penale. Nuk ka ende informacion zyrtar mbi numrin e personave të përfshirë apo nëse janë marrë masa nga autoritetet përkatëse.

Lini një Përgjigje