
Një incident i pazakontë ndodhi ditën e sotme në një qendër votimi pranë shkollës “Esat Minarolli”, në Pogradec.
Një prej simpatizantëve të njohur të Partisë Demokratike ka qëlluar me gusht komisionarin e Partisë Socialiste, Entin Gega brenda qendrës së votimit.
Gazetarët në terren raportojnë se ky incident në qendrën e votimit, duket se nuk ka patur prapavijë politike, por arsye personale.
Mësohet se Luan Tollozhina ka qëlluar me grushta Entin Gegën, pasi ky i fundit i kishte ngacmuar të bijën.
Lini një Përgjigje