TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 11:21

“S’ka burrë nëne…”, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnje, ndërhyn policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka burrë nëne…”, përplasje fizike mes

Një përplasje fizike ka ndodhur në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS.

Sipas dëshmitarëve, incidenti nisi pasi komisionerët e PD kundërshtuan përdorimin e kamerave nga përfaqësues të PS.

“S’ka burrë nëne...”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.

Komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.

“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.

Pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

 

Lini një Përgjigje