TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 11:48

Akuza për shkelje të procesit zgjedhor, procedohen penalisht 2 persona në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Akuza për shkelje të procesit zgjedhor, procedohen penalisht 2 persona

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar dy procedime penale për shkelje të procesit të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Bëhet me dije se një nga procedimet ka të bëjë me një rast të fotografimit të votës në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, ndërsa procedimi i dytë lidhet me një ngjarje të ndodhur në zonën e Bradasheshit, ku dyshohet se një shtetas ka votuar në vend të një anëtari tjetër të familjes.

Sot, prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë parë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Elbasanit.

Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi arsyet e kësaj vizite apo nëse ajo lidhet me hetimet për shkeljet e evidentuara në procesin zgjedhor.

Hetimet janë në vijim dhe pritet që institucionet përkatëse të japin më shumë detaje.

Lini një Përgjigje