TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2023, 12:26

U arrestua pas sherrit në Kepin e Rodonit, zbardhet dëshmia e Mark Frrokut: Nuk kam lidhje, s’e njoh personin që ka qëlluar!

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua pas sherrit në Kepin e Rodonit, zbardhet dëshmia e Mark
Ish-deputeti Mark Frroku

Në dëshminë e tij, Mark Frroku ka thënë se nuk ka dijeni për personin që ka qëlluar me armë zjarri dhe ka mohuar përfshirjen e tij në konfliktin për pronat në Kepin e Rodonit.

Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar pas konfliktit në Kepin e Rodonit për pronën.

Të përfshirë ishin për Përfaqësues të Kishës Françeskane dhe banorëve të zonës, ndërsa u arrestuan 8 persona të përfshirë në konflikt mes tyre edhe ish-deputeti.

Në dëshminë e tij, Mark Frroku ka thënë se nuk ka dijeni për personin që ka qëlluar me armë zjarri dhe ka mohuar përfshirjen e tij në konfliktin për pronat në Kepin e Rodonit, duke thënë se ka qenë i pranishëm për shkak të angazhimit me disa përfaqësues të Kishës.

Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush. Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë. Toma rezulton të jetë kushëri i parë i ish-deputetit.

Ndërkohë Besnik Toma, është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar më armë në sherrin e djeshëm në Kepin e Rodonit. Policia ka vënë në hetim një tjetër person, Ndue Sokoli, për “moskallëzim krimi”.

Si ndodhi ngjarja?

Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar tokën 5 dynym e 400 m2 tokë për të cilën kanë certifikatë pronësie dhe këtu ka nisur sherri, ndërsa një ditë më parë u raportua edhe për të shtëna me armë. Por edhe familja Kaculi ka një certifikatë pronësie për të njëjtën pronë, dhe nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim.

Në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët janë duke kryer një investim në zonë për turizëm dhe duan të ndërtojnë një mol. Ndërkohë projekti zhvillimor kalon në tokën për të cilën u bë sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës dhe kjo ka çuar në përplasje të ashpër. Personat që duan të ndërtojnë molin janë përfshirë në sherr në mbrojtje të rojës duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh konflikt në këtë zonë mbi këtë çështje, ndërsa policia thotë se kallëzimet janë kryer në prokurori prej disa vitesh. 

mark frroku

Lini një Përgjigje