
Policia ka zbardhur akuzat ndaj 8 të arrestuarve, mes tyre ish deputeti Mark Frroku, pas sherrit për pronën tek “Kepi i Rodonit”.
Banorët e zonës, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka, akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;
Ndërsa personat që pretendojnë se janë përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri, akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Policia po punon gjithashtu për kapjen e personit që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, shtetasit Besnik Toma. Ndërsa është proceduar penalisht shtetasi Ndue Sokoli, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.
Sherri mes palëve ka degraduar pasi Mark Frroku dhe personat e tjerë, si përfaqësues të Kishës Katolike në zonë, kanë shkuar të rrethojnë pronën por janë hasur me rezistencën e disa banorëve që pretendojnë se kanë certifikatë pronësie.
Policia bën me dije se lidhur me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka pasur herë pas here, mes palëve.
Lini një Përgjigje