Një incident i rëndë, por fatmirësisht pa të lënduar, është regjistruar pasditen e të diele në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku tetë persona janë përfshirë në sherr fizik.
Bëhet fjalë për një përplasje fizike mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike.
Ish-deputeti Frroku mësohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje si përfaqësues i kishës katolike dhe për këtë arsye është vënë në pranga.
Disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta me rojet e parkut, përfaqësues të kishës katolike.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar 8 personat e përfshirë në konflikt.
Në një reagim zyrtar, policia thotë se shkak për sherrin është bërë një çështje pronësie.
Ndërkohë lidhur me situatën në Kepin e Rodonit, përfaqësues të Kishës bëjnë me dije për A2 se: "Disa persona me një autorizim nga Provinca Françeskane e Shkodrës kanë gjetur pretekst për të hyrë si “vëzhgues” roje të pronës, për ta ruajtur nga dëmtimet, por realisht po kryejnë punime të paligjshme dhe pa asnjë autorizim nga askush (edhe pa asnjë leje) dhe po rrethojnë tokën e z. Bajram Kaçuli, që e ka me certifikatë të rregullt pronësie".
Lini një Përgjigje