TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2023, 09:37

Arrestimi i Mark Frrokut dhe sherri te ‘Kepi i Rodonit’, zbulohet se kush qëlloi me armë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Mark Frrokut dhe sherri te ‘Kepi i Rodonit’, zbulohet se

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga konflikti i pronësisë në zonën e Kepit të Rodonit, që çoi në arrestimin e 8 personave. Siç u raportua dhe më herët, mes të arrestuarve është dhe ish-deputeti socialist, Mark Frroku.

Gjatë sherrit është qëlluar me armë. Nga të dhënat paraprake sipas gazetares Klodjana Haxhiaj ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku.

Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës, konkretisht të fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një reagim zyrtar Policia e Durrësit bëri me dije se konflikti nisi kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën thuhet se kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata pretendojnë se kanë një certifikatë pronësie, po për këtë pronë.

Ndërkohë situata mes shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e sherrit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



arrestimi i mark frrokut

Lini një Përgjigje