TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2023, 08:44

'Pengmarrja' e diplomës/ Studentët e Mjekësisë vijojnë protestën, sot priten në takim nga rektori Arben Gjata

Shkruar nga Pamfleti

'Pengmarrja' e diplomës/ Studentët e Mjekësisë

Studentët e Mjekësisë po vijojnë prej një muaji bojkotin dhe protestat kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ditën e sotme ata janë mbledhur sërish për të protestuar para godinës së rektoratit, ndërsa një përfaqësi e tyre do të zhvillojë edhe një takim me rektorin Arben Gjata.

Ata kërkojnë mbështetje publike nga Gjata, kërkojnë mos u paraqitet asnjë kontratë derisa Gjykata Kushtetuese të japë vendimin final dhe pedagogët të mos ushtrojnë presion.

Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.

Prej më shumë se 4 javësh tashmë studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve. Ata kanë theksuar se vetëm shfuqizimi i ligjit do t’i kthente në auditorë. Revolta e tyre u shtua edhe më shumë pas bërjes publike të tarifës prej 240 mijë lekësh në vit që do u duhet të paguajnë.

diplome studente mjekesi

Lini një Përgjigje