TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2024, 18:41

"U aludua se protesta e 7 tetorit do ishte 21 janari i dytë", Artan Hoxha tregon pse Garda përdor ende komunikimin me radio

Shkruar nga Pamfleti

"U aludua se protesta e 7 tetorit do ishte 21 janari i dytë",

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mosbindjen civile të opozitës të 7 tetorit.

Hoxha tha se u mendua se 7 tetori do ngjasonte me “21 janarin”. Ai u shpreh se u duk që në fillim që 7 tetori nuk do ishte një “21 janar”, sepse protesta nisi në darkë dhe jo më herët.

Gazetari theksoi se Garda e Republikës edhe sot e kësaj dite përdor të njëjtën formë komunikimi si në protestën e 21 janarit, me radio, pasi kjo mënyrë është më efikase për të bashkërenduar veprimet.

Sipas Hoxhës, në protestën e 7 tetorit, opozita u kujdes më shumë për flakadanët dhe për “dekorin” e protestës, me qëllim që mosbindja civile të pasqyrohej në mediat e huaja.

“Garda nga ajo që pamë në protestën e 7 tetorit, ishte prezent për të regjistruar dhe filmuar çdo gjë. Komunikimi me radio vazhdon të jetë njësoj. Garda e përdor të njëjtën mënyrë komunikimi, pra në radio, sepse iu jep mundësi të koordinojnë veprimet. Përgatitjet e 7 tetorit ishin sikur do ishte 21 janari. Por nuk ndodhi kështu, edhe sepse nisi në darkë dhe zakonisht kur protesta nis në darkë, nuk është se përfundon me diçka madhore. Në ndryshim nga 21 janari, në këtë protestë u kujdesën më shumë për molotovët dhe flakët, që të kishte efekt në mediat ndërkombëtare. Policia përdori gaz të ekzagjeruar në parlament. Gazi përdoret me tepri, sepse për një orë të nxjerrë jashtë kontrollit”, tha Hoxha për “News 24”.

Lini një Përgjigje