Komisionerët e PD-PS, kanë rënë dakord të mos hetohet koncesioni i Hemodializës dhe koncesioni i Laboratorëve me vlerë 110 milionë Euro dhënë Janis Karathanos, sepse të dy i sponsorizojnë këto dy parti “motra”...
PS e PD kanë rënë në ujdi, që të mos thuhet e vërteta e skemës së vjedhjes, sajuar e realizuar nga kryeministri Edi Rama, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ish-ministrat e shëndetësisë, Ilir Beqja e Ogerta Manastirliu, ish-Drejtoresha e Kujdesit Shëndetësor e ish-ministre Financash, Anila Denaj dhe koncesionarët Vilma Nushi e Ilir Rrapaj me ortakët italianë.
Për të bërë show, sikur e kanë seriozisht hetimin e Check-up e Sterlizimit, dy drejtuesit e komisionit, Albana Vokshi e Plarent Ndreca, kanë sajuar një konflikt teatral mes tyre duke bllokuar, zhurmuar e shtyrë mbledhjet, shoqëruar me kërkesa për të ndërruar anëtarët e komisionit.
Pjesë e lojës është dhe pazari, që të thirreshin për të dhënë dëshmi 22 zyrtarë, mes tyre Edi Rama, Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Albana Koçiu e Geraldina Prodani.
Por gjatë 4 muajve, asnjë nuk shkoi për të dhënë dëshmi para komisionit hetimor, ndërsa kryetarja Albana Vokshi, megjithëse u betua se do t’i merrte me forcë, bëri sikur harroi deri më 24 korrik kur përfundoi afati i komisionit dhe u mbyll sesioni parlamentar e iku në plazh.
Afati i komisionit është zgjatur deri në fund të muajit nëntor 2024, ndërsa komisionerët e PS-PD, në mbledhjen e parë më 4 shtator, ranë dakort dhe hartuan një listë të re me zyrtarët e koncesionarët, që do pyeten për aferat Check-up e Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale.
Në listën janë futur zyrtarë shëndetësie që nuk lidhje me këto koncesione, por janë hequr Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Geraldina Prodani e Vilma Nushi.
Do thirret Ilir Beqaj, i cili kur ishte i lirë nuk e përfilli komisionin hetimor, por përsëri nuk është thirrur Vilma Nushi, madje as sekretari i kryeministrisë, Ëngjëlli, që ka hartuar dy vendimet e qeverisë për koncesionet Check-up dhe Sterilizimin e Pajisjeve Kirurgjikale.
Skandal është fakti që komisionerët e PD-PS, kanë rënë dakord të mos hetohet PPP-Hemodializa me vlerë 120 milionë Euro dhe PPP-Laboratorëve me vlerë 110 milionë Euro dhënë Janis Karathanos, sepse të dy i sponsorizojnë këto dy parti “motra”./Pamfleti
Lini një Përgjigje