TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2024, 11:49

Vrasja e Egli Progës, arrestohen tre dëshmitarët; fshinë pamjet filmike

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Egli Progës, arrestohen tre dëshmitarët; fshinë

Ngjarja e rëndë e ndodhur në muajin Gusht në Pogradec, ku mbeti i vrarë Elgi Proga, ka çuar në arrestimin e 3 personave të tjerë të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në pranga kanë rënë Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, të cilët sipas akuzës nuk kanë treguar detajet e konfliktit dhe goditjes me grusht që i bëri Denis Meçe, Eglantin Progës.

Për më tepër hetimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe kanë nxjerrë të dhëna të tjera se tre personat janë përfshirë në fshirjen e pamjeve filmike të lokalit ku ndodhi ngjarje, duke sjellë pengimin e hetimeve.

Fshirja e pamjeve filmike nga DVR-të e dy lokaleve ku ka qëndruar viktima para se të vritej, është kryer në mënyrë të qëllimshme. Pamjet janë rikuperuar vetëm pasi prokuroria dhe Policia e Korçës, kontraktuan një ekspertët privat, i cili përmes programeve ka mundur të rikuperojë pamjet filmike të fshira.

Kaq ka mjaftuar, që sot prokuroria Dhorina Theodhori të marë vendimin për arrestimin e tre personave Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, ndaj të cilëve është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Arrestimi i tyre është kryer mëngjesin e sotëm nga strukturat e hetimit të Krimeve të Rënda në Korçë. Me këto arrestime të kryer ditën e sotme, numri i të ndaluarve për vrasjen e Eglantin Progës ka shkuar në 4 persona të ndaluar, duke përfshirë dhe arrestimin e Denis Meçes në muajin Gusht 2024.

Pritet që në ditët në vijim tre të arrestuarit të dalin para gjykatës së rrethit, për tu njohur zyrtarisht me akuzat dhe masën e sigurisë “arrest në burg”.

Për hetimin e këtij rasti kaq kompleks dhe që tronditi opinionin publik policia dhe prokuroria e Korçës, kërkuan ndihmën dhe të laboratorit kibernetik në SPAK, por kjo prokurori refuzoi të japë asistencën teknike.

Sipas një ekspertize të mjekësisë-ligjore, vdekja e Eglantin Progës, në mesin e muajit Gusht në Pogradec, ka ardhur si pasojë e hemorragjisë në cipën e trurit dhe hemorragjisë në indin trunor.

Lini një Përgjigje