TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2024, 22:57

“Ka bërë më shumë zullume”, Poli Hoxha: Berisha bërtet, por Rama është më i frikësuar ndaj SPAK-ut!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka bërë më shumë zullume”, Poli Hoxha: Berisha

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se pavarësisht akuzave dhe deklaratave të Sali Berishës dhe opozitës më i trembur nga SPAK është vetë kryeministri Rama.

I ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSH1, Hoxha tha se ka shumë arsye përse mendon kështu, sepse SPAK po i afrohet në oborrin e tij Ramës dhe se ai ka bërë zhullume më shumë.

Ne duhet të kuptojmë në këtë debat që pavarësisht nga zhurma e madhe që bënë z. Sali Berisha dhe opozita kundër SPAK apo dhe media që e  përkrah, më i frikësuar dhë më i tronditur dhe këtë ta garantoi.

Pavarësisht lufta anti-korrupsion, korrupsioni në administratë vazhdon në të njëjta ritme duke i dal nga sistemi gjithçka. Ndaj ai do që të blejë kohë me ndërkombëtarët sepse po të ishte në planet e tij do e negocionte me ata. Komisioni Xhafa si projekt është hedhur në fillim në Asamblenë e PS-së , pra ishte një projekt tërësisht politik dhe nuk është bashkuar në këtë komision asnjë element  nga opozita”, tha Hoxha.

Lini një Përgjigje