TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2024, 22:40

Kërkesa e Erdogan për të luftuar Gylenistët në Shqipëri, Paskal Milo zbulon ‘prapaskenat’ e takimit!

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Erdogan për të luftuar Gylenistët në

Një nga gjërat që ra në sy ditën e djeshme nga deklaratat e President turk, Rexhep Tajip Erdogan, ishte fakti që i kërkoi Shqipërisë që të luftojë organizatat terroriste, duke vënë theksin te “FETO”.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, historiani Paskal Milo tha se Presidenti Erdogan e bëri të qartë se edhe në Shqipëri duhet të luftohet Gylen dhe investimet e tij.

“Në bindjen time, Edi Rama gjatë bisedës me Erdogan, më shumë ka dëgjuar se sa ka reaguar. Rama nuk e mbështet qëndrimin e Erdogan me eliminimin e investimeve të Gylen në Shqipëri, veçanërisht në fushën e arsimit. Nuk mund të penalizohen me vendime administrative të karakterit politik lëvizjet. Kjo është një çështjes tërësisht e brendshme që i takon Turqisë. Tentativa për grusht shteti në Turqi në 2016 pati njerëz të vrarë dhe të plagosur, por nuk i takon shtetit shqiptar që të ngrejë një monument për viktimat e grushtit të shtetit. Viktimat nuk u vranë në Shqipëri, por në Turqi. Politika nuk duhet të ndërhyjë në çështje që kanë të bëjnë me komunitetet fetare”, tha Milo.

Lini një Përgjigje