TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2024, 18:01

Kurthi i ministrit Petrit Malaj: u jep vartësve informacione “Fake” me 1 burim, për të zbuluar ‘spiunët’

Shkruar nga Pamfleti

 

Kurthi i ministrit Petrit Malaj: u jep vartësve informacione
Pertrit Malaj /

Informacionet false, nuk u jepen të gjithëve paralelisht e njëherazi, por secilit nga një informacion, duke krijuar një skemë me një person në dijeni; dhe nëse një nga këto del në media, atëherë dihet kush ia ka dhënë...

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-ës, Niko Peleshi, bëri publik nismën për transparencë të plotë, lidhur me çdo veprim e vendim të qeverisë, duke lënë të kuptojë, se pas 11 vitesh terr informativ, nuk do mbahen më sekrete.

Mirëpo megjithëse të drejtën e informimit e detyron ligji, qeveria që nuk po shkëputet nga korrupsini, do vazhdojë të bllokojë çdo mundësi informacioni. Për rrjedhojë kjo nismë është thjesht demagogji e Bablokut, duke përdorur çdo mënyrë, që të mos u dalë asnjë abuzim.

Nga burime konfidenciale brenda Ministrisë së Finanave, thuhet se ministri Petrit Malaj, ka krijuar një grup të besuar, për të futur në kurth dhe për të goditur vartësit që do nxjerrin  informacione.

Ky grup, ka filluar të sajojë informacione, urdhra, udhëzime e vendime të pa vërteta, të cilat ua bën të ditur gjoja konfidencialisht, drejtorëve e zyrtarëve që kanë në kompetencë administrimin e dokumenteve.

Këto informacione false, për të cilat, sipas funksionimit të sektorëve, duhet të kenë dijeni disa drejtues e zyrtarë të Ministrisë së Financave, nuk u jepen të gjithëve paralelisht e njëherazi, por i jepet secilit nga një informacion, duke krijuar skemë me burim një person në dijeni.

Nëse një nga këto informacione “Fake” del në media, atëherë dihet se kush e ka dërguar, pasi vetëm ai e ka patur dhe shkarkohet e largohet nga ministria për nxjerrje sekretesh nga punët e ministrit Petrit Malaj.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave, kanë thënë për “Pamfleti”-n, se kjo skemë për zbulimin e atyre që nxjerrin ‘sekretet’, është aplikuar në Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shtetit në vitet 1992-2005, nga ish-drejtori Limos Malaj, babai i ministrit akual të financave, Petrit Malaj.

Ky marifet i babait, ka qenë i sukseshëm në ato vite, ndërsa i biri ministër, në vend të zbulojë vartësit informues të mediave, i është zbuluar skema dhe nuk mund të fusë në kurth asnjë, ndaj do t’i duhet të fsheh zullumet./Pamfleti

petrit malaj kurth

Lini një Përgjigje