TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2024, 15:46

Kryeministri i majtë: Miliona euro oligarkëve; pensionistëve, “Ndoc Rrokun”

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri i majtë: Miliona euro oligarkëve; pensionistëve,

Sipas përllogaritjes që bëhet me Vendimin Nr. 582, datë 18.9.2024 të qeverisë, vlera e pensioneve minimale, shtohet me 410 lekë deri në 700 lekë në muaj, ose nga 13 lekë deri 23 lekë në ditë; shtesë që jo vetëm nuk bën asnjë ndryshim në fuqinë blerëse të pensionistëve, por është tallje me ta...

Çdo ditë për 6 muaj radhazi, qeveria angazhoi në media e rrjetet sociale, zyrtarë e tellallë të vetë-quajtur “specialistë” pensionesh, duke e trumbetuar si rritjen më të madhe në 30 vite.

Por propaganda rezultoi një mashtrim qeveritar që u shfry si tollumbace, sepse pensionet nuk u rritën siç u tha, por u indeksuan në masën 4.1%, megjithëse çmimet e produkteve jetike të konsumit e përdorimit të përditshëm familjar, janë rritur 30-40% në krahasim me vitin 2023.

Sipas përllogaritjes që bëhet me Vendimin Nr. 582, datë 18 shtator 2024 të qeverisë, vlera e pensioneve minimale u shtua me 410 lekë deri në 700 lekë në muaj, ose nga 13 lekë deri 23 lekë në ditë; shtesë që jo vetëm nuk krijon ndryshim në jetën e pensionistëve, madje është tallje me ta.

Duke parë këtë shtesë tallëse në pensione, na u kujtuan deklaratat e kryeministrit Edi Rama, bërë në takimet e fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2021, zgjedhjeve lokale 2023 e disa herë në parlament, ku thoshte: - Vetëm PS i rrit pensionet, të tjerët të japin “Noc Rrokun”.

Por vendimi për indeksimin e pensioneve me 13 lekë deri 23 lekë në ditë, tregoi se dhe për vitin 2024, Babloku mashtroi e u dha “Noc Rrokun” pensionistëve; madje prej vitit 2015, pensionet nuk janë rritur, por vetëm janë indeksuar me 2-3% në çdo 2 vite; ndërsa oligarkut Rrok Gjoka, oligarkëve të tjerë, trafikantëve familjarëve të politikanëve të PS-ës, u jep miliona Euro e pasuri.

P.sh., prej muajit mars 2024 kur filloi propagandën mediatike për gjoja rritjen e madhe të pensioneve; e deri më 18 shtator kur firmosi vendimin për indeksimin 4.1%, Babloku i ka dhënë oligarkut Rrok Gjoka, 31 milionë Euro tenderë ujësjellësish dhe shtesë fondesh për tunelin e Llogarasë, për Rrugën e Arbërit, rrugën “Kardhiq- Delvinë” etj.

Oligarkut Bashkim Ulaj, i ka dhënë 24 milionë Euro tenderë e shtesë fondesh.

Oligarkut Pëllumb Salillari i ka dhënë 26 milionë Euro tenderë e shtesë fondesh.

Oligarkut Gentian Sula i ka dhënë 28 milionë Euro tenderë e shtesë fondesh.

Aq tallës është veprimi i Bablokut me pensionistët e aq favorizues është për oligarkët, sa në datën 11 shtator i dha 15 milionë Euro tender Rrok Gjokës, ndërsa më 18 shtator, u dha 17 milionë Euro shtesë pensioni për 791 mijë pensionistë./Pamfleti

 

kryeministri i djathtë oligarkë pensionistë ndoc rrokun

Lini një Përgjigje