TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2024, 18:32

Paralajmëron Kreshnik Spahiu: Çyrbja nuk është i vetmi në rrjetën e SPAK, priten arrestime majtas

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Kreshnik Spahiu: Çyrbja nuk është i vetmi

Analisti Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me lënien e mandatit të deputetit socialist Jurgis Çyrbja i cili është nën hetim nga SPAK për kohën kur ishte drejtor i kadastrës në Durrës.

Spahiu shprehet se SPAK do vijojë me goditjet majtas në kampin e socialistëve. Sipas tij, kjo vjen pasi në 11 vite pushtet të Partisë Socialiste, KLSH ka dorëzuar shumë dosje në SPAK, ndërsa marrëdhëniet e mazhorancës me amerikanët janë krisur.

“Çyrbja ka qenë drejtor hipoteke i Durrësit. Hipoteka e Durrësit, Vlorës, Sarandës ka qenë objekti i krimit të organizuar. Me presion tek administrata e hipotekave ka futur konflikt kombëtar deri në vëlla vrasje. Sot Gjiri i Lalëzit apo pjesë të tjera të bregdetit në Durrës, Vlorë, Borsh apo Himarë janë pjesë e zaptimit të grupeve kriminale të bandave. Sipas denoncimeve t’i hiqet mandati. Dorëheqja nuk ka qenë me vullnet. Do ketë dhe arrestime të tjera majtas. Kanë 11 vite në pushtet. Në disa vite pa u krijuar SPAK kanë vepruar pa u ruajtur. Anarkiste.

Krimet e tyre i kanë bërë pa u kujdesur kanë lënë gjurmë. Si pasojë e çdo denoncimi shumë e thjeshtë i provohen veprat penale. Numri i denoncimeve është rritur shumë. KLSH dorëzon më shumë dosje. Marrëdhëniet e SHBA që janë mentori i SPAK nuk janë më të mirat me PS. Ka një lloj krisje të amerikanëve me PS. Shumë drejtor hipotekash i gjen shkelje. Janë grisur regjistra. Problemi që prokuroria funksionon me bazë denoncimesh. Mendoj përveç Çyrbja që ra në rrjetë do ketë dhe të tjerë”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje