TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2023, 10:42

Tymueset dhe kapsollat në Kuvend, Komisariati nr.1 kallëzon në SPAK deputetët e Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Tymueset dhe kapsollat në Kuvend, Komisariati nr.1 kallëzon në
Kaosi në Kuvend

Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e grupit të Bardhit dhe Berishës në seancën e ditës së djeshme (7 dhjetor) ku u votua nen për nen për buxhetin e vitit 2024. 

Ndryshe nga herët e tjera, referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.

Mësohet se ata akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike. Më herët, gjatë incidentëve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.

Si asnjëherë më parë pr/buxheti i vitit 2024 dhe pr/ligjet e lidhura me të u miratuan brenda 8 minutash, pa debat por vetëm me kartona jeshil të ngritur nga deputetët e maxhorancës mes tymueseve të cilat u hodhën nga deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

kaosi në kuvend

Lini një Përgjigje