TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 07:23

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, gazetari: Janë pyetur 10 persona, sulmi mesazh ndaj drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, gazetari:

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se janë pyetur 10 persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Shkodër, ku iu vendos tritol banesës së gjyqtarit Tonini Sterkaj.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sokolaj u shpreh se ka disa pista hetimi, ku një ndër to, është mesazhi ndaj drejtësisë.

“Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Policia e Shkodrës ka pyetur 10 persona, janë pyetur si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Prokuroria ka marrë në Gjykatën e Shkodrës disa prej dosjeve ku Sterkaj ka marrë vendime dhe po i verifikon ato. Pista kryesore është për shkak të detyrës. Janë dosje të forta, kryesisht të kanabisit, kanë sjellë problematika edhe për punonjësit e policisë.

Për rastin e gjyqtarit, ka pasur reagim edhe nga Bashkimi Evropian, ka edhe pista të tjera që po hetohen. Janë pista nga më të ndryshme. Është gjyqtar që ka 25 vite karrierë. Mund të kemi të bëjmë edhe me një zgjedhje, që është zgjedhur ky gjyqtar që nuk ka problematika, për të dhënë mesazh më të gjerë se ky individ, ndaj drejtësisë në tërësi. Kjo vjen pas deklaratave që Meta pati ndaj SPAK”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje